Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë, nga ku raportohet për 10 viktima.
Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, derisa tha se janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter, ai është shprehur se për këtë aksident ka biseduar edhe me ministrin e Brendshëm kroat, atë të Shëndetësisë dhe ministrin e Mrojtjes Civile dhe se pasagjerëve të plagosur do t’u ofrohet kujdesi shëndetësorë.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen”, ka shkruar ai në Twitter.