Kryeministri japonez: “Modeli japonez” arriti rezultate të mira

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri japonez Shinzo Abe iu referua trajtimit nga qeveria e tij të shpërthimit tw koronavirusit si një “model japonez” që arriti rezultate të mira, përpara se të pranonte disa probleme dhe vonesa.

Kjo vjen kur vendi hoqi gjendjen e tij të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, duke i dhënë fund kufizimeve në zonat e mbetura, ku urdhri ishte ende në fuqi.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Abe tha: “Ne kishim kritere shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme. Ne kemi gjykuar se ne e kemi përmbushur këtë.”/BBC

Share This Article