Kryeministri Edi Rama është renditur në vendin e katërt si politikani me interaktivitetin më të madh në Facebook.
Gjithashtu ai është renditur i pari në botë për numrin e postimeve në 2020, me 812 postime.
Viti 2020 do të mbahet mend gjatë në histori, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Rrjetet sociale kanë qenë platforma më e mirë dhe e sigurtë për të komunikuar në pamundësi të kontaktit fiuzik.
Takimet, mbledhjet, ndërveprimet përmes mjeteve digjitale rrëzuan për herë të parë këtë vit edhe mitin e zyrës, ndërsa rrjetet sociale njohën rritjen më të madhe të numrit të përdoruesve në kohë reale madje u panë si dobia më e madhe që prej krijimit të tyre.
Për herë të parë, partitë politike zgjodhën që të organizonin fushata online.
Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës. Ai ka lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Në vend të parë qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.
Kryeministri Edi Rama renditet në vendin e gjashtë në Evropë për numrin e reagimeve të ndjekësve, me rreth 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë 2020.
Në total numri i komenteve në faqen e kryeministrit Edi Rama ishte 524,9 mijë dhe 216,2 mijë shpërndarje.