Në Athinë më 12 maj, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë më 12 maj një takim me bashkëatdhetarët në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet: “mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”.

Turi i kryeministrit Rama me diasporën është emërtuar “Krenar për Shqipërinë” dhe nis me shqiptarët në Athinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar se një nga arsyet e nisjes së turit është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.

https://www.facebook.com/watch/?v=949774933191067
Share This Article