74 vjetori i kryengritjes anti komuniste të Postribës u përkujtua në Shkodër! I kthyer posaçërisht nga ShBA, një ish i dënuar politik tha me lot në sy se fatkeqësisht kameleonët e kuq shndërruan edhe në demokratë, ndërsa përfaqësuesit e PD nxitën qytetarët të mos lejojnë Qytetarët të ndalojnë ringjalljen e sintomës komuniste.
Vitor Martini është një prej mijëra shqiptarëve të dënuar politikë që vuajnë në burgjet e regjimit komunist.
I kthyer nga Amerika ku jeton për përkujtimin e 74 vjetorin e kryengritjes së postribës, me lot në sy tha se kameleonët e kuq u shndërruan fatkeqësisht edhe në demokratë.
Martini: Jam një ndër të parët në Shqipëri që u kryqëzova për demokracinë shqiptare. Në këtë moshë nuk pushoj për demokracinë e vërtetë.
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nga ana tjetët thotë se rreziku i përsëritjes së të shkuares me bijtë e etërve në pushtet është prezent.
Ademi: Në mes të Europës prej 7 vitesh po bëjnë çdo përpjekje të rikthejnë pushtetin 1 partiak, diktaturën.
Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ish deputeti Enkelejd Alibeaj bëri thirrje që ashtu si në 1946-ën, forca dhe guximi i qytetarëve duhet që sot të frenojë ringjalljen agresive të simptomës komuniste.
Alibeaj: Është detyrë jo e lehtë sidomos në këtë periudhë aktuale.
Në fund të ceremonisë së mbajtur me masa kundër koronavirusit, u vendosën kurorat me lule, ku një e tillë kishte mbërritur nga kryetari i PD Lulzim Basha.
9 shtatori i 1946, shënoi revoltën e parë antikomuniste dhe me përmasat që mori, u cilësua e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropën Lindore./Ora news/