“Kryetar lufte”, Scholz përplaset me qytetarët: Putini është luftënxitës, jo unë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kryetar lufte”, “Bëni paqe pa armë!”, “Zhdukuni!”, ishin disa nga fjalët që u dëgjuan njëzëri, drejtuar kancelarit Olaf Scholz, gjatë një aktiviteti për Evropën në distriktin Falkensee pranë Berlinit, ku kancelari ishte folësi kryesor.

Sakaq Scholz ndërpreu fjalimin e tij për t’u përgjigjur turmës për qëndrimet e tyre. Me tone të larta, kancelari tha se jo ai por presidenti rus është luftënxitësi për të cilin duhet të bërtisni sot, pasi është ai që dëshiron të shkatërrojë Ukrainën.

Të nderuar folës, Vladimir Putin është luftënxitësi për të cilin duhet të bërtisni sot, nëse keni ndonjë arsye në mendjen tuaj. Për shkak të agresionit ushtarak rus, nuk shoh alternativë për të mbështetur Ukrainën, qoftë edhe me armë  Po, kjo është e nevojshme, nëse një vend sulmohet, atëherë ai duhet dhe mund të mbrohet -çfarë tjetër të bëjë?. Putini dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Ai vrau shumë njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Kjo është vrasje. Paqja dhe liria kërcënohen nga kjo luftë”, tha kancelari

Soltz mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të mbështetur Ukrainën edhe me armë . “Ishte dhe mbetet e drejtë të mbështesim Ukrainën. Pas SHBA-së, më së shumti ofrojnë gjermanët. Dhe ne të gjithë do të vazhdojmë ta bëjmë së bashku për aq kohë sa të duhet”, tha ai CNN.

Share This Article