Kuchcinski kërkon falje për abuzimet me avionët zyrtarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari konservator i parlamentit polak,  Marek Kuchcinski kërkoi sot falje për udhëtimet e shumta, disa prej të cilave me familjen e tij, në bordin e avionëve qeveritarë, një çështje që mund të prekë partinë e tij disa muaj para zgjedhjeve legjislative.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga opozita dhe media, Kuchcinski, 63vjeç, funksionari i dytë më i lartë shtetëror, sipas Kushtetutës, ka përdorur helikopterët dhe avionët ushtarakë 100 herë këto vitet e fundit.

Në 23 raste ai ka qenë i shoqëruar nga familja e tij.

Ai drejton Dhomën e Ulët të Parlamentit që prej vitit 2015 dhe erdhi në pushtet nga konservatorët nacionalistë të partisë ”Ligj dhe Drejtësi”, ku ai është një anëtar i rëndësishëm.

Ai është bashkëpunëtor i afërt i presidentit të partisë Jaroslaw Kaczynski./ATSH/

Share This Article