Trump: Zhvlerësim artificial i monedhës kineze për të mbështetur eksportet

albnews
By
1 Min Read

Monedha kineze pësoi sot zhvlerësim kundrejt kartëmonedhës së gjelbër, duke nxitur spekulime për një veprim të qëllimshëm nga Pekini, për të mbështetur eksportet e saj në mes të luftës tregtare me Amerikën e Donald Trump.

7 juanë këmbehen me një dollar.

Presidenti amerikan e denoncoi këtë veprim si një “zhvlerësim artificial të monedhës kineze për të mbështetur eksportet”.

“Kjo shkelje do të dobësojë ndjeshëm Kinën me kalimin e kohës”, thuhet në një postim të tij në Twitter.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë akuzon vazhdimisht Pekinin për zhvlerësim artificial të monedhës për të mbështetur eksportet.

Share This Article