Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë e Agron Dukës dënon ashpër kryeministrin Edi Rama I cili jo vetem që nuk bën transparencën e duhur por i hedh benzinë zjarrit të debateve publike në Shqipëri.
“Ndërsa parlamenti i Greqise eshte ne pune dhe brohoret unanimisht per nje fitore te Greqise, parlamenti i Shqiperise vazhdon pushimet ndoshta edhe brenda vijes se re bregdetare te Greqise. “
Rama me mungesen e tij te Transparences dhe Pergjegjesise per marreveshjen e detit me Greqine, duke e percare qendrimin unanim te shqiptareve po i krijon kosto te medha vendit.
Rama ne vend qe te synoj unifikimin e qendrimit politik te Tiranes zyrtare per nje zgjidhje perfundimtare te marreveshjes te zvarritur 11 vite per detin, percan dhe ironizon opoziten dhe cdo oponent te tij per kete rast ” shkruan PAA në një njoftim për medien.
PAA thotë se Rama duhet të kërkonte urgjent mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe me përgjegjësi kushtetuese maksimale duhet të sqaronte dhe garantonte shqiptaret se ky veprim i palës greke nuk cënon asnjë centimetër të së drejtës territoriale të Shqipërisë.
Garancia reale e mbrojtjes së të drejtave tona do të jetë marrëveshja përfundimtare për detin me Greqinë.“
Po kështu PAA kërkon që “presidenti të thërrasë Keshillin e Sigurimit Kombëtare pasi është domosdoshme. Ndërsa Rama bazuar mbi materialet studimore e ligjore të shqyrtura në këtë Keshill, nga Kuvendi i Shqiperise duhet te bente sqarimi ligjore për deputetet dhe për popullin shqiptare. “
Gjithashtu nënvizon se Kuvendi i Shqiperise duhet të miratoj nje rezolute si forma më e lartë e shprehjes se vullnetit të Shqipërisë për mbrojtjen dhe respektimin e kufijve detare dhe për arritjen e nje marreveshje perfundimtare per kufirin detare me Greqinë, sic po bejne Greqia, Egjipti dhe Italia me vendet e tjera kufitare.
PAA vlereson se marrëdhëniet me Greqinë por edhe me çdo vend tjetër kufitare duhet të synojnë të eleminojne krizat e pa nevojshme vetëm duke u bazuar mbi të drejtat ndërkombëtare dhe respektimin reciprok të gjitha të drejtave, ku “të drejtat per detin” të pa qartesuara dhe te pa miratuara në nivel dy dhe shumë palesh krijojne premisa për grindje dhe konflikte të perseritura siç po ndodh aktualisht në Mesdhe./Ora News/