Kur e kuptojnë se janë lokalizuar nga droni ukrainas, ushtarët rusë fillojnë të ikin me tanke – disa prej tyre rrëzohen nga mjetet e blinduara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusët po mendojnë se fushat e gjelbëruara dhe pyjet do t’ju ndihmojnë të fshihen nga artileria, dronët dhe sistemet e avancuara raketore të Ukrainës.

Megjithatë edhe kjo lëvizje nuk po u ndihmon aspak, pasi që shumica e mjeteve të tyre luftarake po lokalizohen nga dronët përmes të cilëve po marrin koordinatat dhe më pas po goditen rëndë nga artileria ukrainase.

Në anën tjetër shumë tanke e mjete tjera të blinduara derisa po ikin kur po e kuptojnë se po rrezikohen nga predhat, po i lënë prapa ushtarët e tyre.

Një video e filmuar nga ajri, shihen dhjetëra ushtarë mbi tankun që lëvizte me shpejtësi, me shpresën se do t’i ikë raketave ukrainase, por gjatë një kthese të fortë disa prej ushtarëve rusë bien në tokë.

E bashkëluftëtarët as që e marrin mundin t’i ndihmojnë për të hipur sërish më tank, apo të paktën të ndalen dhe t’i presin. Dëshmi tjetër që Putinit as që i bën fare përshtypje që ushtarët e tij po vriten në fushëbetejë.

Shumë prej mjeteve të blinduara që fshihen nën pemë, janë shkatërruar e videoja e filmuar me dron e dokumenton operacionin e suksesshëm ushtarak të Kievit.

Share This Article