ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 19 minutes ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 24 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 25 minutes ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 29 minutes ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 33 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

“Kur të vdesë Cari”, Putin burgos 18-vjeçaren ruse që këndoi kundër luftës në Shën Petersburg

albnews by albnews
17 October, 2025
in Bota
0
“Kur të vdesë Cari”, Putin burgos 18-vjeçaren ruse që këndoi kundër luftës në Shën Petersburg
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një studente nga Shën Petersburgu u ndëshkua duke u burgos pasi këndoi në sheshin kryesor të qytetit vargje kundër regjimit të Kremlinit, në të cilat Vladimir Putin etiketohet si Cari që do të rrëzohet një ditë.

Diana Loginova, një studente e arteve që performon nën emrin Naoko me grupin e saj Stoptime, u arrestua të mërkurën pasi interpretimi i saj i këngës së njohur “Swan Lake Cooperative”, kënduar fillimisht nga reperi rus në ekzil Noize MC, u bë virale në mediat sociale ruse.

RelatedPosts

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

Protestat ‘Pa Mbretër’ tërheqin turma të mëdha ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në

Videoja tregon një grup të rinjsh që këndojnë së bashku me Loginovën në një shfaqje të rrallë të sfidës publike ndaj autoriteteve, duke pasur parasysh rrezikun e arrestimit.

Intepretimi i saj në shesh ndezi një valë solidariteti dhe kundërshtimi kundër autoriteteve ruse.

Një gjykatë në Shën Petersburg e shpalli atë fajtore të enjten për organizimin e një tubimi të paplanifikuar që bllokoi aksesin publik në metro, gjë që konsiderohet kundërvajtje, jo krim.

Gen Z sjunger antikrigssång i Sankt Petersburg. Inför sådant står säkerhetstjänsterna relativt handfallna. Måste vara Kremls mardröm. pic.twitter.com/VMfagZ4AN9

— Jens Odlander (@JensOdlander) October 15, 2025

18-vjeçarja u dënua me 13 ditë burg. Policia e qytetit tha se pasi të vuajë 13 ditë burg, Loginova do të akuzohet gjithashtu për diskreditim të ushtrisë ruse.

Noize MC, muzikanti që shkroi këngën “Swan Lake Cooperative” dhe emri i vërtetë i të cilit është Ivan Alekseev, kritikon hapur Kremlinin dhe pas fillimit të luftës në Ukrainë, ai u largua nga Rusia për në Lituani. Moska e shtoi atë në një listë të “agjentëve të huaj” që përfshin qindra individë dhe subjekte të akuzuar për aktivitete subversive me mbështetje nga jashtë.

“Dua të shikoj balet, le të kërcejnë mjellmat. Le të dridhet plaku nga frika për liqenin e tij. Kur të vdesë Cari, do të kërcejmë sërish. Plaku ende mbahet fort pas fronit, i frikësuar ta lërë. Plaku në bunker ende mendon se jemi në vitin 1985“, thuhet në tekstin e këngës.

Kënga nuk e përmend në mënyrë të qartë Presidentin Vladimir Putin dhe as luftën në Ukrainë, por baleti i referohet veprës “Liqeni i Mjelmave” të Pyotr Ilyich Tchaikovsky, e cila u shfaq në televizion pas vdekjes së udhëheqësve sovjetikë dhe gjatë përpjekjes për grusht shteti në vitin 1991 kundër Presidentit Mikhail Gorbachev, deri në atë pikë sa u bë simbol i fundit të sundimit të udhëheqësit. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result