Fëmijët e rrëmbyer nga Rusia/ I dërguari i Papës: Po punojmë për kthimin e tyre në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read

I dërguari për paqen i Papa Françeskut për Ukrainën, kardinali Matteo Zuppi ka bërë të ditur se ai po punon për një mekanizëm që mund të sigurojë kthimin e fëmijëve që sipas Kievit janë rrëmbyer në Rusi.

Ne do të shohim se si mund të fillojmë mekanizmin për fëmijët [dhe] ndihmën siç kemi thënë në frontin humanitar, veçanërisht fëmijët që duhet të jenë në gjendje të kthehen në Ukrainë”, tha Zuppi gjatë një prezantimi të librit në Romë.

Zuppi u shpreh gjithashtu se e kishte diskutuar personalisht këtë çështje me Papa Françeskun.

Kardinali italian vizitoi Moskën javën e kaluar dhe më parë ishte në kryeqytetin ukrainas, transmeton Al Jazeera. 

Vatikani i ka përshkruar përpjekjet e tij si “që synojnë identifikimin e nismave humanitare, të cilat mund të hapin rrugë drejt paqes”.

Share This Article