Kurti dhe AKI-ja ishin në dijeni për planin e vrasjes së kryeministrit, nuk u bë publike për të mos krijuar panik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat në Shqipëri gjatë ditës kanë raportuar për një atentat të organizuar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, gjatë vitit 2021.

Lidhur me këtë është deklaruar Zyra e Kryeministrit.

Në një përgjigje për Klankosova.tv kjo zyrë bën me dije se Kurti ishte në dijeni për këtë plan.

Ai ishte i njoftuar për këtë nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

“Përgjigje në pyetjet tuaja rreth raportimit në media për një plan për atentat ndaj Kryeministrit Kurti në vitin 2021: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik” – thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Klankosova.tv

Share This Article