ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë 5 minutes ago
Denoncimi i PD: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë 7 minutes ago
“Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, denoncimi i kandidatit të Shqipëria Bëhet 9 minutes ago
PD vendos: Asnjë deputet demokrat nuk do shkojë më në Komisionet Parlamentare! Ultimatumi i Bardhit 11 minutes ago
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Nuk u evidentua asnjë problematikë që cenon standardin e zgjedhjeve 14 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti do koalicion parazgjedhor me LDK-në, thotë se bashkë i marrin 70 deputetë

albnews by albnews
6 August, 2019
in Kosova
0
Kurti do koalicion parazgjedhor me LDK-në, thotë se bashkë i marrin 70 deputetë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ardhmëria kurrë nuk ka qenë më afër, duke iu referuar zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen në fund të shtatorit ose fillim te tetorit.

Nuk ka përmendur emra partish, por nga ajo që ka thënë lë të kuptohet se Kurti dëshiron koalicion parazgjedhor me LDK-në, duke u shprehur se “koalicioni paraprak i opozitës së vërtetë të deridjeshme të bëhet qeveri e mirë e së nesërmes”.

RelatedPosts

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Kështu Kurti beson se do t’i marrin së paku 70 deputetë.

“Koha që u ka mbetur është vonesa që e shkaktojnë. Dikur ajo matej me muaj, tash me javë, e së shpejti veçse me ditë të numërueshme. Ardhmëria kurrë nuk ka qenë më afër”, ka thënë Kurti.

“Meqë 22 gushti u la për shpërndarjen e Kuvendit, i bie qe zgjedhjet e reja të jenë me 22 apo 29 shtator, ose 6 tetor. Pra, do të kemi pranverë në vjeshtë. Fitorja jonë në këto zgjedhje e fut shpresën në zemrat e qytetarëve për ta nxjerrë shtetin nga kriza e dështimi”, ka thënë më tej ai.

Ai ka thënë tutje se Vetëvendosje duhet të fitojë e do të fitojë.

“Mirëpo, kësaj radhe është e mundur që të fitojmë edhe para zgjedhjeve! Po, mund të fitojmë pas zgjedhjeve atëherë kur në natën e raportimeve të komisionerëve nga vendvotimet, ankthi na bëhet festë. Ama mund të fitojmë edhe para zgjedhjeve këtë herë. Koalicioni paraprak i opozitës së vërtetë të deridjeshme të bëhet qeveri e mirë e së nesërmes. Asisoj do t’i kemi së paku 70 deputetë. Një partner i vogël pas zgjedhjeve do të ishte më shumë se i mjaftueshëm për shumicën absolute të 2/3 dhe gjithsesi i panevojshëm për shumicën e thjeshtë qeveritare”, ka thënë Kurti.

“Pra, mund të fitojmë edhe pa betejë. Mbase më mirë ashtu, sepse betejat e vërteta e të mëdha do t’i kemi pikërisht pas fitores. Sepse menjëherë duhet të ndryshojnë lajmet e mbrëmjes me qeverisjen tonë të re. Jo më skandale qeveritare por luftim i krimit dhe korrupsionit. Jo më emigrim porsi eksod por punësim pa diskriminim. E kështu me radhë…”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Nuk u evidentua asnjë problematikë që cenon standardin e zgjedhjeve

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë

9 November, 2025
Denoncimi i PD: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

Denoncimi i PD: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

9 November, 2025
“Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, denoncimi i kandidatit të Shqipëria Bëhet

“Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, denoncimi i kandidatit të Shqipëria Bëhet

9 November, 2025
PD vendos: Asnjë deputet demokrat nuk do shkojë më në Komisionet Parlamentare! Ultimatumi i Bardhit

PD vendos: Asnjë deputet demokrat nuk do shkojë më në Komisionet Parlamentare! Ultimatumi i Bardhit

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result