Kurti injoron ftesën e Hoxhajt për debat televiziv, thotë se kjo garë është mes partive të vjetra për vendin e dytë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot rreth kërkesës së Enver Hoxhajt, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër për një debat televiziv.

Kurti në një konferencë për media tha se në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra për vendin e dytë.

“…Është e vërtetë sepse është evidente, se në Kosovë ka një garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë, as unë, as zonja presidente as s’kemi çka bëjmë e çka kërkojmë”, u  shpreh Kurti.

Ndryshe, kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ftuar kreun e LVV-së, Albin Kurtin që të përballet me të në pesë debate televizive.

Hoxhaj ka thënë se me debate të tilla do të kenë mundësi të tregojnë se kush është më i përgatitur për zgjedhje, dhe se PDK do të jetë partia më e votuar në këto zgjedhje. /

Share This Article