ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 7 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 7 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 7 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 7 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: Kosovës nuk do t’i mungojë as mielli, as ushqimet tjera, mos blini më shumë sesa ju duhet

albnews by albnews
29 March, 2020
in Kosova
0
Albin Kurti për mësimin online: Veç mësoni, rrymë do të ketë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi iu është drejtuar qytetarëve duke iu kërkuar respektimin e masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Ai ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen sepse nuk do t’iu mungojë asgjë të cilën e ka pasur më parë.

“Kosovës nuk do t’i mungojë kurrë, as mielli, as ushqimet tjera dhe asgjë të cilën e kemi pasur më parë. Tregtia po vazhdon njësoj si më parë dhe nga doganat kemi informacion se mallrat që po hynë në Kosovë sa vijnë e shtohen. Mos blini më shumë se sa ju duhen, sepse do t’iu skadojnë pa u konsumuar. Qëllimi ynë është që ta ndalim përhapjen e virusit. Izolimi është masa e vetme që bota e ka për virusin në mungesë të vaksinës”, ka thënë ai.

RelatedPosts

Rubin nis dëshminë në mbrojtje të Thaçit: Shmangëm masakrën në Kosovë

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999

Kurti tutje ka shtuar se duhet kujdes i veçantë këto ditë, ku sipas tij, pritet që të ketë shtim të numrit të të prekurve.

Ai tutje ka shtuar se kjo është situata më serioze që vendi ka pasur që nga lufta.

“Këtë ditë do të hyjmë në muajin që sipas ecurisë që ka pasur ky virus do të mund të kemi shtim të të prekurve nga virusi, e pas këtij muaji do të mund të dalim nga kjo gjendje. Kjo pandemi po na mëson sërish ndjenjën e të qenit bashkë. Ne i kemi marrë masat kufizuese shumë më parë se sa vendet që sot po pësojnë nga ky virus. Që nga dita e parë kemi kërkuar që këtë situatë ta marrim me qetësi e pa panik. Kjo nuk do të thotë se situata nuk është serioze, në fakt kjo është situata më serioze që kemi pasur që nga pas lufta”, ka thënë ai.

Kurti thotë se “si popull ne jemi testuar shumë herë se sa të fortë jemi përpara armiqve të dukshëm e të padukshëm. Të gjithë së bashku duhet të përgatitemi për atë që na pret ditëve e javëve në vijim”.

Ai ka thënë se përveç shëndetit të njerëzve, koronavirusi ka prekur edhe ekonominë, prandaj sipas tij, duhet të përgatiten të gjithë për atë që do të vjen.

“Gjendja është tërësisht nën kontroll. Sot na shtohet edhe besimi që kemi te zhvillimi i mjekësisë dhe të punonjësit e shëndetit publik. Mirëpo kjo nuk duhet të na çlirojë, duhet ta bindim vetën dhe secilin familjar të rrimë në shtëpi. E di se sa e vështirë është të jesh mbyllur, ky është një lloj burgu që rëndohet në stinën e pranverës, teksa rruga e lagjes apo qielli i kaltër ngjajnë si fotografi në dritare. Mirëpo nuk është vuajtje e madhe të kufizohet dalja për një muaj, merreni me humor, sot keni internet i cili iu lidh aq shumë pa lëvizur fare. Nëse dilni ju i rrezikoni familjarët e sidomos të moshuarit”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka përmendur edhe masat të cilat janë marrë në pakon emergjente.

Kurti ka shtuar se roli i solidaritetit mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare po shtohet gjithnjë e më shumë. Ai ka përmendur ndihmën monetare nga BE-ja dhe SHBA-ja.

“Na ka marrë malli për kafe e makiato me shoqëri, por nuk duhet ta paguajmë atë në spital sepse është çmim i shtrenjtë”, ka thënë ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result