“Test protesta” mbyllet me përshëndetjen e Kurtit nga ndërtesa e Qeverisë

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndezur turmën me paraqitjen nga ballkoni i ndërtesës së Qeverisë.

Ai i ka përshëndetur protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit kanë thirrur vazhdimisht emrin e tij, teksa ai i ka përshëndetur me dorë.

Menjëherë pas kësaj, test protesta e organizuar nga VV-ja është shpallur e përfunduar.

Mbi 2.000 qytetarë po thërrasin “Zgjedhje po, hajna jo”, “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti”, “Vetëvendosje” dhe “Albin, ti ku je, krejt Kosovën në shesh e ke”.

Ky tubim që është quajtur “test protesta numër 2” është thirrur nga Vetëvendosje.

Share This Article