Kurti: Marrëdhëniet me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias i cili ishte për vizitë në vendin tonë.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se marrëdhëniet me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres në darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias…”, shkruan Kurti.

Ndryshe, gjatë vizitës në Kosovë, Dendias është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Share This Article