Kurti pas takimit me Stoltenbergut: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin më të sigurt

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës ku po qëndron në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se ia ka bërë me dije Stoltenbergut se prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

Gjithashtu Kurti ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke shtuar se kjo do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt.

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqe dhe siguri si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti.

Share This Article