Kryeministri Albin Kurti ripërsëriti se taksa 100 për qind do të zëvendësohet me reciprocitet, por tha se nuk ka arsye për nguti rreth këtij vendimi qeveritar për mallrat serbe.
Kurti theksoi se së pari do të bëhet elaborimi i reciprocitetit nga Ministria e Ekonomisë me grupin e saj punues dhe pas kësaj qeveria do të marrë vendim për zëvendësimin e tarifës me masën e reciprocitetit.
Shefi i ekzekutivit tha se nuk duan të bëjnë gabime gjatë këtij procesi dhe se duan të shkojnë drejt e mbarë.
“Taksa zëvendësohet me reciprocitetin, nuk ka arsye që të ngutemi. Duhet që një herë ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa të kemi këtë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë me grupin e saj punues, ne më pastaj, edhe do ta zëvendësojmë taksën 100 për qind. Por, ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt, mbarë në rrugën tonë të mirë”, tha Kurti.

