Kurti takohet me Scholzin në Berlin, flasin për çështjet aktuale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë pjesë në kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (PES) që u mbajt në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Kurti u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin folën për çështjet aktuale politike por edhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Ai, gjithashtu takoi edhe presidentin e ri të PES-it, Stefan Lofven, dhe presidentin e deritanishëm, Sergei Stanischew.

“Me z.Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane, biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit midis subjekteve tona politike dhe atij rajonal në kuadër të procesit të Berlinit”.

“Në përmbyllje të Kongresit, isha i nderuar të marr pjesë në darkën e liderëve, krahas pijësve të shteteve dhe qeverive evropiane, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë nga kontineti ynë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, i pari i VV-së tha se në këtë kongres u diskutua edhe për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë kombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë, inflacionin, ndryshimet klimatike e sfidat sociale.

Share This Article