Gjermania me masa të reja antiCOVID

 1,159,381 total views,  3 views today

Gjermania ka modifikuar rregullat për mbajtjen e maskave dhe higjienën ndërsa përgatitet për një rritje të rasteve me COVID-19.

Mbajtja e maskave mbetët për udhetime me tren dhe janë shtrënguar masat për udhëtime në distanca të gjata.

Qytetarët në Gjermani nga e shtuna do të duhet të përshtaten me një grup të rregullash që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Rregullat po ashpërsohen pasi po vërehen rritje të rasteve, tani që temperaturat po ulen.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach i quajti rregullat e reja të rrepta në krahasim me vendet e tjera evropiane, por tha se Gjermania po tregohej “jo më e zgjuar, por më e kujdesshme” në qasjen e saj.

Bëhet e ditur se nëse situata me COVID-19 përkeqësohet, shtetet kanë fuqinë të vendosin masa të mëtejshme, të tilla si kërkesa për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, si dyqane dhe restorante.

Testet mund të bëhen gjithashtu të detyrueshme në shkolla dhe qendra të kujdesit ditor.