Kurti: Vendimi i Kushtetueses nuk paragjykon vendimin përfundimtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi ndaj mandatarit Avdullah Hoti.

Sipas tij, qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë.

Megjithatë, sipas Kurtit, është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës.

“Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19, njofton Kurti.

Share This Article