Kuvendi britanik sërish do të votojë për zgjedhje të parakohshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhoma e ulët e Kuvendit britanez sot sërish do të voton për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që erdhi si propozim nga kryeministri i porsazgjedhur, Boris Xhonson, duke u munduar kështu të gjejë zgjidhje për krizën politike për shkak të bregzitit.

Xhonson për momentin ka humbur shumicën në Kuvend, pasi që njëri nga deputetët i cili i kishte mundësuar shumicë kaloi në Partinë liberale-demokratike. Qeverinë e Xhonsonit e ka lëshuar edhe vetë vëllai i kryeministrit Boris Xhonson, si dhe ministrja e punës dhe pensioneve.

Javën e kaluar Kuvendi kishte hedhur poshtë propozimin e Qeverisë për mbajtje të zgjedhjeve më 15 tetor.

Kryeministri Xhonson, propozimin e kishte dhënë që zgjedhjet të mbaheshin para samitit të Bashkimit Evropian i cili tashmë është caktuar për më 17/18 tetor./

Share This Article