Kuzhinat e PE-së në shërbim për të pastrehët dhe personelin shëndetësor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklaratë nga PE, thuhet se kuzhinat në ndërtesat e PE-së që janë të boshatisura sepse personeli i tyre punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë COVID-19, do përgatisin ushqim për 1.000 për të pastrehët dhe personelin shëndetësor

Bruksel

Kuzhinat e Parlamentit Evropian (PE) që ndodhen në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, do të vendosen në shërbim për gatimin e ushqimeve për personat e pastrehë dhe për personelin shëndetësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga PE, thuhet se kuzhinat në ndërtesat e PE-së që janë të boshatisura sepse personeli i tyre punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), do përgatisin ushqim për 1.000 persona në ditë i cili do të shpërndahet për të pastrehët dhe personelin shëndetësor. 

Shpërndarja e ushqimit do të zhvillohet në bashkëpunim me disa organizata të shoqërisë civile dhe do të përdoren automjetet e PE-së.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se presidenti i PE-së, David Sassoli, ka shprehur falënderimet gjatë vizitës së tij sot në kuzhinat në fjalë.

Pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe marrjes së masave kufizuese në Belgjikë, ashtu si institucionet e tjera të Bashkimit Evropian (BE) edhe PE-ja e drejtoi stafin e saj që të punojë nga shtëpia. PE-ja në Bruksel ka 17 ndërtesa.

Share This Article