Ky është shteti që porosit pilulat e para të Pfizer për Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 70 mijë pako të pilulës eksperimentale antivirale COVID-19 të Pfizer Inc.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë Pfizer bëri me dije rezultatet e provës treguan se pilula e saj Paxlovid uli me 89 për qind rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes te pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave të koronavirusit.

Koreja e Jugut ka nënshkruar tashmë marrëveshje për të siguruar 200 mijë pako të trajtimit të Merck & Co Inc për COVID-19. Ajo po kërkon të blejë 134 mijë pako shtesë, megjithëse është e pavendosur se cili trajtim.

Muajin e kaluar, qeveria tha se ishte në bisedime me farmaceutikën zvicerane Roche Holding AG, e cila po zhvillon një pilulë antivirale të lehtë për t’u administruar për COVID-19. Qeveria kishte ndarë një buxhet prej 30.63 milionë dollarësh për pilulat antivirale COVID-19./Abcnews.al/

Share This Article