Ky mesazhi që Kylian Mbappe i shkroi Florentino Perezit për t’ia konfirmuar vendimin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimi i Kylian Mbappe për të nënshkruar një kontratë të re me Paris Saint-Germain dhe për të refuzuar Real Madridin ka shkaktuar tronditje në mbarë botën e futbollit.

Shumë prisnin, përfshirë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez , që 23-vjeçari kalonte në “Santiago Bernabeu”, por në vend të kësaj ai do të qëndrojë “në Parc des Princes”.

Siç zbulohet nga prezantuesi i El Chiringuito, Josep Pedrerol, ky është mesazhi që Mbappe i ka dërguar Florentino Perezit për të konfirmuar se po qëndron te PSG .

 “Zoti Florentino Perez, po ju informoj se kam vendosur të qëndroj në PSG”.

“Dua t’ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë për të luajtur për Real Madridin, klubin që kam qenë tifoz që kur isha fëmijë”.

 “Shpresoj se do të jeni mirëkuptues me vendimin tim. Fat të mirë në finalen e Ligës së Kampionëve”, thuhet të jetë mesazhi i Mbappe.

Mbappe ka rënë dakord me PSG-në për një zgjatje të kontratës trevjeçare PSG.

Share This Article