Kanadaja sanksionon edhe një miliarder rus, pronari i gazetave britanike “The Independent” dhe “Evening Standard”

 245 total views,  1 views today

Kanada ka sanksionuar Alexander Lebedev, një ish-agjent i KGB-së, pronar i gazetave britanike “Evening Standard” dhe “The Independent”, dhe financues i “Nova Gazeta”, gazetës kryesore opozitare ruse.

Lebedev është një nga 13 personat e fundit që është përfshirë në listën e të sanksionuarve të shtetit kanadez, duke përfshirë oligarkët të lidhur me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Paketa e sanksioneve, e cila mbulon mallra me vlerë 75.7 milionë dollarë, përfshin ndalimin e disa mallrave luksoze nga Rusia, duke përfshirë caviar, diamante dhe vodka.

Kanadaja gjithashtu ndalon produktet që mund të përdoren në prodhimin e armëve në Rusi, raporoton theglobalmail.

Në mesin e të sanksionuarve është edhe Gleb Frank, pronar i një prej kompanive më të mëdha të peshkimit në Rusi, gjithashtu djali i Sergei Frank, ish-ministri i transportit dhe ish-CEO i Sovcomflot, kompania më e madhe ruse e transportit.