La Gazzetta dello Sport: Rrahmani zbulimi befasues i Napolit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë fitore në gjashtë ndeshje. Napoli është në krye të tabelës, ndërsa në tri ndeshje nuk ka pësuar gol.

“La Gazzetta dello Sport” të hënën ka shkruar se ndër lojtarët më meritor që Napoli nuk ka pësuar gol është edhe Amir Rrahmani.

“Rrahmani është zbulimi befasues i Napolit”, shkruan ndër të tjera në shkrimin për të arriturat e Napolit në ndeshjet e para të edicionit aktual në Itali.

Rrahmani 27-vjeçar ka luajtur në tri ndeshjet e fundit titullar te Napoli. Luajti gjatë 90 minuta ndaj Udineses dhe së fundi kundër Cagliarit, ndërsa kundër Sampdorias u zëvendësua në minutën e 48-të për shkak të një lëndimi. Ndaj Udineses dhe Sampdorias, Napoli fitoi me rezultat të njëjtë, 4:0, kurse Cagliarin e mposhti 2:0. Rrahmani është duke luajtur përkrah Koulibalyt, ndërsa në stol ka mbetur greku Konstantionos Manolas.

Share This Article