Ralf Rangnick debuton me fitore te Unitedi

albnews
By
1 Min Read

Trajneri gjerman, Ralf Rangnick, ka debutuar me fitore te Manchester Unitedi.

Të dielën në “Old Trafford”, Unitedi mposhti Crystal Palacen, në kuadër të xhiros së 15-të të Premier Leagues. Skuara nga Manchesteri fitoi 1:0.

Golin e tri pikëve e shënoi mesfushori brazilian, Fred.

Ai realizoi gol të bukur në minutën e 77-të, pas asistimit të Mason Greenwood.

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi, ka 24 pikë dhe është në pozitën e gjashtë, derisa Crystal Palace mban vendin e 12-të me 16 pikë.

Rangnick ka zëvendësuar Ole Gunnar-Solskajerin në postin e trajnerit.

Share This Article