La Repubblica: Marrëveshja Rama-Meloni rrezikon të shpërbëhet!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marrëveshja Rama-Meloni për të sjellë emigrantët në Shqipëri, rrezikon të shpërbëhet. Kështu raporton media italiane La Repubblica, e cila thotë se kjo pritet të ndodhë nëse është e vërtetë që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane kanë nevojë për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

Gjykata e Lartë në Itali u thirr për të shqyrtuar ankesat e Prokurorisë së Shtetit në emër të Ministrisë së Brendshme kundër urdhrave me të cilat Gjykata e Katanias nuk vërtetoi ndalimin e disa emigrantëve tunizianë në qendrën Pozzallo vjeshtën e kaluar. Gjykata vendosi të pezullojë gjykimet për procedurat në vazhdim dhe t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar një vendim urgjent. Në përgjigje, Gjykata Europiane i tha jo procedurës së përshpejtuar kufitare.

Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare për emigrantët e kapur në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.

Pra, efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme e papërcaktuar e marrëveshjes së Italisë Shqipëri.

Share This Article