Sihariqi nga Spanja, Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, do të stërvisë Messin

albnews
By
1 Min Read

Sylvinho mund të braktisë Kombëtaren Shqiptare. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat spanjolle, tashmë që braziliani mbylli dhe aventurën në Nations League, duke u renditur në vendin e fundit në grup.

Sipas “Mundo Deportivo”, Sylvinho është një ndër emrat që po lakohet në orët e fundit për të zëvendësuar Tata Martino në drejtimin e Inter Miamit. Të tjerët në listë janë Xavi, Mascherano dhe Lampard.

David Beckham, i cili është administratori i klubit amerikan, ku bëjnë pjesë yje si Messi, Suarez, Busquets kërkon menjëherë një trajner të ri për të nisur punën me skuadrën përpara sezonit të ri që starton në shkurt, teksa Inter Miami do të përgatitet dhe për Botërorin e Klubeve që do të mbahet verën e ardhshme, si një klub i ftuar nga FIFA.

Share This Article