Të mërkurën doli informacioni që SHBA po blinte gati të gjithë prodhimin e parashikuar të tre muajve të ardhshëm të remdesivirit për Covid-19 nga prodhuesi amerikan Gilead.
Por, një pjesë e vogël e prodhuesve të ilait në Indi, Pakistan dhe Egjipt gjithashtu janë të licencuar për të prodhuar ilaçin.
Testet sugjerojnë që remdesivir shkurton kohën e rikuperimit, megjithëse nuk është akoma e qartë nëse përmirëson nivelet e mbijetesës.
Laboratorët Hetero në qytetin Indian të Hyderabadit thanë se tashmë ishte duke prodhuar ilaçin dhe se kishin dërguar rreth 30,000 doza në spitalet në të gjithë vendin dhe është planifikuar rritja e prodhimit në 100,000 doza brenda dy javëve të ardhshme.
Në Pakistan, autoritetet shëndetësore kanë shpresë se ilaçi do të godasë së shpejti tregun lokal. Zyrtarët thane se është urdhëruar që remdesivir i prodhuar nga Laboratorët Ferozsons do të jetë në dispozicion nga 15 korriku.
Gilead ka arritur marrëveshje me këto firma gjenerale të barnave, duke i lejuar ata ta prodhojnë atë për 127 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta./BBC