Harry Kane, golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit në Premierligë

albnews
By
2 Min Read

Sulmuesi i Tottenhami, Harry Kane, është bërë lojtari i parë në 22 vitet e fundit që i fiton çmimet për golashënuesin më të mirë dhe asistuesin më të mirë të një sezoni në Premierligë.

Përfaqësuesi i Anglisë, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi londinez në verë, i shënoi 23 gola gjatë sezonit 2020/21 në Premierligë, duke e fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të sezonit për herë të tretë në karrierë.

Rivali kryesor i Kane në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë ishte Mohamed Salah. Ata u dytën me nga 22 gola në ditën e fundit të sezonit në Premierligë.

Por derisa Kane e shënoi një gol në fitoren e Tottenhamit 4:2 kundër Leicesterit, Salah dështoi të shënojë në fitoren e Liverpoolit 2:0 kundër Crystal Palace.

Kane e fitoi edhe çmimin e asistuesit më të mirë me 17 asiste. Kjo nënkupton se sulmuesi anglez u përfshi në 37 gola këtë sezon në Premierligë. 

Kane e barazoi rekordin e të madhit Alan Shearer me tre trofe të golashënuesit më të mirë të sezonit në Premierligë, por ngel një mbrapa legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, që e mban rekordin me katër. 

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1396511641806721033?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396511641806721033%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fharry-kane-golashenuesi-dhe-asistuesi-me-i-mire-i-sezonit-ne-premierlige%2F
Share This Article