Lajçak i bllokuar në Zyrih pasi Tirana nuk lejon fluturimet nga Zvicra
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është bllokuar në Cyrih, pasi Tirana nuk autorizon uljen e fluturimeve nga Zvicra të planifikuara për orën 13:40.
Siç raporton Euronews Albania, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritej të vizitonte Kosovën ditën e sotme dhe të qëndronte deri më 18 qershor.
Ky është avioni i parë që niset nga BE-ja drejt Tiranës, në një kohë kur Shqipëria dhe Evropa përpiqen të rihapin kufijtë, mbylljes disa-javore të shkaktuar nga COVID-19.
Lajçak dhe pasagjerët e tjerë janë duke udhëtuar nëpërmjet “Swiss Air” dhe pritja e tyre ka zgjatur prej disa orësh.
Zyra e BE-së ka bërë të ditur se në qëndrimin e tij në Kosovë, që do të zgjasë deri më 18 qershor, Lajçak planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut, të lehtësuar dhe Bashkimi i Evropian.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lajçak është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta pres në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.
Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.