Samiti në Shqipëri, këshilltari i Zelenskit: Na pëlqeu shumë Tirana, një qytet i bukur, i pastër, me njerëz miqësorë

albnews
By
1 Min Read

Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, flet me superlativa për Tiranën e cila mbajti Samitin Ukraina- Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë për tirananews, Igor Zhovkva thotë se i pëlqeu shumë Tirana si një qytet i pastër dhe shpreson të rikthehet sërish.

Më pëlqeu. Më kujtoi disa qytete të Ukrainës Perëndimore, si dhe disa qytete në Krime. Një qytet i bukur, i pastër, me njerëz miqësorë. Do të doja të kisha përsëri mundësi të vizitoja kryeqytetin tuaj dhe të kaloja më shumë kohë në vendin tuaj të mrekullueshëm”, deklaron Igor Zhovkva.

Share This Article