Lajm i mirë nga OBSH: Ulje e ndjeshme e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri global i rasteve të reja me Covid-19 u ul mesatarisht me 21% ndërsa ai i vdekjeve me 8% gjatë datës 14-20 shkurt, krahasuar me një javë më parë, shkruhet në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në nivel rajonal, vetëm rajoni i Paqësorit Perëndimor raportoi një rritje të lehtë të rasteve të reja, gjatë javës së fundit, ndërsa të gjitha rajonet e tjera raportuan ulje.

Rënia më e madhe e infektimeve të reja nga koronavirusi u regjistrua në rajonin e Mesdheut Lindor me 34% e ndjekur nga Amerika dhe Europa.

Përsa i përket fataliteteve, sërish më shumë vdekje nga Covid-19 u regjistruan në Paqësorin Perëndimor dhe Afrikë, ndërsa në Azinë Juglindore u ulën me 37%, në Amerikë me 9%, Europë me 5% dhe Mesdheun lindor me 4%.

Share This Article