90,000 emigrantë të caktuar më herët në listat për deportim në Ruanda, me ardhjen e Laburistëve në pushtet do të kenë mundësinë për të përfituar azil me procedurë të përshpejtuar në Britani.
Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper pritet të zbulojë legjislacionin e ri me të cilin në fillim të kësaj jave do të nisë procesi për shqyrtim i kërkesave për azil për mijëra njerëz që kishin frikë se mund të largoheshin nga vendi.
Këshilli i Refugjatëve vlerëson se do t’u jepet azil rreth 90,000 emigrantëve, pavarësisht se kanë hyrë ilegalisht në ishull, 36,000 prej të cilëve jetojnë aktualisht në hotele, që i kushtojnë taksapaguesve britanikë 2.9 milionë paund në ditë.
The Telegraph nënvizon se zyrtarët pritet t’u japin përparësi azilkërkuesve nga vendet të cilësuara “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India, që përbëjnë edhe 30% të shifrës së përgjithshme të azilkërkuesve.
Gazeta gjithashtu kupton se masa nuk do të kërkojë ndonjë ndryshim në Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak, i cili u miratua vitin e kaluar.
Lajmi për planin e qeverisë Laburiste vjen vetëm disa orë pasi një emigrant vdiq sepse një gomone u fundos teksa përpiqej të kalonte Kanalin Anglez.
Kjo për shkak se ish-kryeministri nuk aktivizoi kurrë dy elementë të aktit – që çdo kërkesë për azil e bërë në 18 muajt e fundit do të konsiderohej e papranueshme dhe ato më pas do të deportoheshin në Ruandë – gjë që do të kishte penguar zbatimin e planeve të Laburistëve.