Lajm i rrallë i mirë për planetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtresa e ozonit po rekuperohet dhe do të jetë si më parë brenda disa dekadave, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo shtresë mbron planetin nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, por që nga viti 1980 shkencëtarët ngritën alarmin mbi një vrimë në këtë mburojë.

Mendohet se shtresa e ozonit do të rekuperohet brenda vitit 2040, ndërsa në zonat polare mendohet se kjo gjë do të ndodhë në vitin 2060.

“Suksesi që kemi patur në eliminimin e kimikateve që dëmtonin shtresën e ozonit na tregon rrugën që duhet të ndjekim edhe për reduktimin e ngrohjes globale”, shprehet Petteri Taalas, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike Botërore.

Share This Article