Raketa ruse godet qendrën e qytetit ukrainas Kharkiv, kamerat e sigurisë kapin momentin

albnews
By
1 Min Read

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një raketë ruse bie dhe shpërthen në parkun e qytetit Kharkit në lindje të Ukrainës.

Pamjet janë shpërndarë në Twitter nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Kujtojmë që Kharkivi ishte pushtuar nga rusët, pasi fillimit të pushtimit në masë të gjerë por që vitin e kaluar ukrainasit arritën ta rimarrin.

Sulmet me raketa ruse po vazhdon në tërë territorin e Ukrainës. Kurse javën e kaluar dy raketa ruse goditën qendrën e Kharkivit.

E njëra prej raketave goditi një ndërtesë kolektive, ku si pasojë humbën jetën tre civilë.

Share This Article