Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar të premten se kishte shpresuar që Lionel Messi nuk do të largohej nga ekipi dhe do të ofrohej për të luajtur falas.
Messi iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar u lirë në muajin gusht pas nuk arriti ta rinovojë kontratën me Barcelonën shkaku i limitimit të pagave nga La Liga.
Laporta thotë se Messi dëshironte të qëndronte në “Camp Nou” por kishte presion të madh nga përfaqësuesit e tij pas ofertës së PSG-së.
“Erdhi një moment kur të dyja palët e kuptuam se rinovimi nuk ishte i mundur dhe dëshpërimi ishte i madh për të gjithë. Ai donte të mbetej por kishte presion të madh pas ofertës që e kishte marrë nga PSG-ja”, ka pranuar Laporta.
“Shpresoja që Messi të ndërronte mendjen dhe të thoshte se do të luante falas. Do ta kisha dashur atë veprim dhe përkrahur, por nuk isha në gjendje që një lojtari të kalibrit të tillë t’ia kërkoja ta bënte atë”.