LDK shkarkon Vjosa Osmanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozita e saj si nënkryetare e partisë. Pozitën e saj e zë kryeministri Avdullah Hoti.

Sipas letrës së kreut të LDK-së drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, Osmani u shkarkua me 70 vota pro nga 95 sa kishin votuar në Këshillin e Përgjithshëm. 16 ishin shprehur kundër e nëntë kishin abstenuar. 28 nuk kishin pranuar të merrnin pjesë në votim.

Për propozimin që Avdullah Hoti të jetë nënkryetar, kanë votuar 99 anëtarë, prej tyre 92 ishin shprehur pro.

Osmani është liruar edhe nga roli i saj si anëtare e Kryesisë së partisë.

“Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që: z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së; znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë”, ka thënë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një letër dërguar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Share This Article