Lewandowski shoqërohet me avionë luftarakë drejt Katarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipit i futbollit të Polonisë u shoqërua nga 2 avionë luftarakë F-16, gjatë rrugës së tij për në Katar, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që nis pas dy ditësh.

Dy mjetet ajrore luftarake qëndruan përgjatë gjithë kohës në krah të avionit ku udhëtonin Robert Lewandowski dhe shokët e tjerë të skuadrës, për në kompeticionin ku mungojnë prej vitit 1986.

E gjithë kjo masë sigurie vjen pas incidentit të dy ditëve më parë ku dy shtetas polakë humbën jetën pranë kufirit me Ukrainën, si pasojë e një rakete që kaloi në fshatin e tyre.

Së fundmi, vetë presidenti polak, Andrzej Duda, deklaroi se incidenti fatkeq mund të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim i sistemit të mbrojtjes raketore të Ukrainës.

Share This Article