I keni parë ndonjëherë 50 tonë marijuhanë bashkë? Kapet sasia rekord në Spanjë

albnews
By
1 Min Read

Policia spanjolle njofton se ka sekuestruar së fundmi më shumë se 50 tonë marijuhanë, e cila konsiderohet si sasia më e madhe e drogës që është kapur ndonjëherë nga autoritetet e këtij vendi.

8 ferma ku kultivohej dhe pastrohej bima narkotike në rajonin e Katalonjës u shkatërruan, ndërkohë që 20 persona ranë në pranga.

I gjithë operacioni nisi pasi autoritetet dyshuan se në këtë zonë po kryhej një vjedhje e madhe e energjisë elektrike.

Droga e sekuestruar mendohet se do të kapte një shifër prej 125 milionë eurove nëse do të dilte në treg, ndërkohë që në një operacion të ngjashëm, me herët gjatë këtij muaji u kapën 32 tonë marijuhanë.

Share This Article