Lezhjani u arrestua me 2 telekomanda në trup, Balla: Elementët kriminalë duhen ndjekur këmba-këmbës

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pas arrestimit të një 24-vjeçari në Lezhë, që u kap me dy mina telekomandë, që i mbante në trup. Balla ka përgëzuar efektivët, teksa shprehet se elementët kriminalë duhet të goditen nga policia ditë e natë.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱👮👮‍♀️🚔🦅 Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit📍Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!

Share This Article