Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur planin e ri të paqes të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë.

Plani, i dakordësuar nga Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një fund të menjëhershëm të operacioneve ushtarake, me Hamasin që liron brenda 72 orëve 20 pengje izraelite të gjallë dhe trupat e më shumë se dy duzinave pengjesh që besohet se kanë vdekur, në këmbim të qindra banorëve të ndaluar të Gazës.

Një burim palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit tha se zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë publikoi planin 20-pikësh të Trump i cili mes të tjerash parashikon, një tërheqje të organizuar izraelite nga enklava palestineze, çarmatimin e Hamasit dhe një qeveri kalimtare të udhëhequr nga një organ ndërkombëtar.

Në vizitën e katërt të Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë që kur Trump u rikthye në detyrë në janar, udhëheqësi i krahut të djathtë izraelit po kërkonte të forconte marrëdhënien më të rëndësishme të vendit të tij, pasi një mori udhëheqësish perëndimorë përqafuan zyrtarisht shtetësinë palestineze javën e kaluar, në kundërshtim me SHBA-në dhe Izraelin.

“Unë besoj se sot po bëjmë një hap kritik drejt përfundimit të luftës në Gaza dhe përgatitjes së terrenit për avancimin dramatik të paqes në Lindjen e Mesme, mendoj përtej Lindjes së Mesme. Unë mbështes planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i cili arrin qëllimet tona të luftës. Do t’i kthejë Izraelit të gjithë pengjet tona, do të çmontojë aftësitë ushtarake të Hamasit dhe sundimin e tij politik dhe do të sigurojë që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, deklaroi Netanyahu.

Më tej, Netanyahu shtoi se nëse Hamasi nuk e pranon planin e paqes, Izraeli do të vazhdojë deri në fund me luftë: “Mendoj se duhet ta kuptojmë se po u japim të gjithëve një shans që kjo të bëhet në mënyrë paqësore, diçka që do të arrijë të gjitha objektivat tona të luftës pa gjakderdhje të mëtejshme. Por, nëse Hamasi e refuzon planin tuaj, zoti President, ose nëse supozohet se e pranon atë, dhe pastaj në thelb bën gjithçka për ta kundërshtuar atë, atëherë Izraeli do ta përfundojë punën vetë”.

Lëvizja e Trump shënoi një përpjekje të shtuar diplomatike nga presidenti i SHBA-së, i cili u zotua gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 se do ta përfundonte shpejt konfliktin dhe që atëherë ka pohuar vazhdimisht se një marrëveshje paqeje ishte afër, por ajo nuk u materializua.

Mungesa e dukshme e Hamasit në negociata ka ngritur pyetje në lidhje me perspektivat e iniciativës së fundit. 

Share This Article