Liga e Evropës/ Liverpooli në mision të vështirë, vëmendja tek Roma-Milan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas spektaklit që ofroi për dy ditë me radhë Liga e Kampionëve, sot është radha e Ligës së Evropës, aty ku sot do të mësohen çiftet gjysmëfinale të kësaj gare.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin e dy skuadrave italiane, Romës dhe Milanit, aty ku gjithçka ka mbetur e hapur pas ndeshjes së parë të cilën Roma e fitoi në “San Siro” me rezultat minimal 1-0, transmeton KosovaPress.Stadiumi “Olimpico” do të jetë arenë e një ndeshje të zjarrtë duke ditur se të dy këto skuadra e shohin këtë kompeticion si mundësi të mirë për shpëtuar sezonion katual.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo që zhvillohet në Bergamo të Italisë ndërmjet Atalantës dhe Liverpoolit. Skuadra e Jurgen Klopp u shokuar në ndeshjen e parë para tifozëve të vet duke u mposhtur nga italianët me rezultat 3-0. “Te kuqtë” duhet të bëjnë një paraqitje të ëndrrave për ta përmbysur rezultatin dhe për të kaluar tutje.

Në dy ndeshjet tjera ballafaqohen Marsej-Benfika dhe West Ham United-Bayer Leverkusen.Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 21:00.

Share This Article