Limaj: E vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka njoftuar se gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në Berlin, në takimet që ka pasur kanë biseduar për temat aktuale në vend, me theks të veçantë dialogun Kosovë – Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 

“Ne vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut, sidomos angazhimin e saj dhe të presidentit francez, Macron, pas Samitit të Berlinit dhe atij të Parisit në korrik”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i Limajt në Facebook:

Sot në Berlin kam zhvilluar një takim të frytshëm në zyrën e Kancelares gjermane, me këshilltarin e znj. Merkel, Matthias Lüttenberg. 
Biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë dialogun Kosovë- Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 
Ne vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut, sidomos angazhimin e saj dhe të presidenit francez, Macron, pas Samitit të Berlinit dhe atij të Parisit në korrik. Si në procesin e dialogut ashtu edhe të liberalizimit të vizave besojmë se me një rol të shtuar të Qeverisë gjermane këto dy procese do të marrin epilog pozitiv për qytetarët e Kosovës.
Në këtë takim, i cili ishte konstruktiv, kam përsëritur kërkesën e Kosovës që bota e qytetëruar të mos e tolerojë Serbinë t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë.
Z. Lüttenberg e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

Share This Article