Ekskluzive nga Basha: Serbët ma kanë ofruar idenë e ndryshimit të kufijve, e kam refuzuar

albnews
By
1 Min Read

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar ekskluzivisht për Alb Uk Tv, se udhëheqësit e Serbisë ia kishin paraqit atij kohë më parë idenë për ndryshimin e kufijve, por se ai nuk e kishte pranuar atë.

Gjatë vizitës zyrtare që është duke zhvilluar në Londër, lideri demokrat ka pohuar se idenë që kishte refuzuar ai, tani po e realizojnë Edi Rama dhe disa liderë të Kosovës.

Edhe opozita në Kosovë e ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, se po synojnë ndryshimin e kufijve të Kosovës, me qellim ndarjen e saj./Alb Uk Tv/

Share This Article