ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 2 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 2 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 6 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 6 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh

albnews by albnews
8 March, 2020
in Albania
0
Tirana “kryeqyteti evropian i të rinjve”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lindshmëria në Shqipëri është një nga problematikat më të forta që shoqëron proceset demografike. Që prej vitit ’90, lindjet kanë rënë me 65% dhe që prej 19 vitesh ato janë nën kufirin 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që është dhe kufiri i nevojshëm për ruajtjen e popullsisë.

Edhe vendet Evropiane dhe të rajonit janë prekur nga ky fenomen, por specialistët vërejnë së situata në Shqipëri është shembulli më i deformuar i problemit të lindshmërisë. Përtej efektit të jetës urbane dhe prirjes për të pasur një familje të vogël për një jetë më komode, të orientuar drejt karrierës, ka dhe probleme tipike shqiptare.

“Këtu mund të përmendja ritmin e lartë të emigracionit të popullatës në moshë riprodhuese. Natyrisht që kjo ka ndikuar në uljen e ndjeshme të lindjeve në Shqipëri. Ndikim ka pasur edhe shtyrja e ndjeshme e moshës së martesës. Dikur, në dy ose tre dekada më parë, vajzat 22-25 vjeç e kishin kryer lindjen e parë. Sot ne kemi vajza që edhe pasi kanë kaluar të tridhjetat, akoma nuk e kanë bërë lindjen e parë”, shprehet Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale, raporton Zëri i Amerikës.

RelatedPosts

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Polakët në kërkim nga policia, dhunuan Skënderbeun në Tiranë. MEPJ nuk i shpall non grata

Ermira Çausholli, me profesion gazetare, është nënë e 4 vajzave. Ajo ia ka dalë mes vështirësive të jetë nënë dhe grua në karrierë, ndaj dhe është kritike për politikat e ndjekura ndaj gruas në Shqipëri.

“Asnjëherë politikat nuk e kanë ndihmuar gruan, që të jetë një nënë e denjë përballë fëmijëve dhe grua e dobishme në shoqëri. Është për të ardhur keq, që në momentin, që një grua është në marrëdhënie pune dhe sapo rrethi drejtues merr vesh shtatzëninë e saj, fillojnë e shohin si një gjë që nuk do të ketë më vlerë, dhe që nuk do të jetë më aq efiçiente në të ardhmen”, thotë Çausholli.

Zyrtarët thonë se i kanë ndjekur dhe analizuar problemet mbi lindshmërinë dhe se kanë marrë disa masa, siç është bonusi i bebeve 400 dollarë për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për të tretin, që sipas tyre ka filluar të japë efekte. Po ashtu dhe përfitimi i lejes së barrë lindjes për gratë që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune. Ato përfitojnë nga sigurimi i bashkëshortëve. Edhe trajtimi i grave në vendin e punës gjatë shtatzënisë ka marrë vëmendje megjithëse zyrtarët janë të vetëdijshëm që ende ka probleme duke veçuar hendekun me grave dhe burrave në paga, apo sigurimi i grave jo me pagën reale.

“Edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Kodin e Punës në disa drejtime janë të lidhura direkt me mbrojtjen e nënës gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjatë periudhës së lejes së barrëlindjes dhe pas lindjes. Punëdhënësi duhet të plotësojë detyrimet kontraktuale ndaj punëmarrësit. Natyrisht ka penalitete, por përmirësimi vjen kur e gjithë shoqëria ngre zërin”, thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për ekspertët, rënia e lindshmërisë në Shqipëri lidhet në vijimësi me mungesën e politikave sociale, të mbështetjes së grave me kopshte çerdhe, me mungesën e kushteve në punë dhe të orareve të reduktuara për gratë pas lindjes, për t’u ndalur tek faktorët ekonomik.

“Faktorët ekonomikë prekin një shtresë të gjerë të popullsisë përsa i përket riprodhimit, pamundësia për të siguruar minimumin jetik, apo nevojat bazë të fëmijëve që ata sjellin në jetë ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të fëmijëve”, thotë Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale.

Problemet ekonomike dhe sociale sipas mjekëve janë shpeshherë dhe arsyet e ndërprerjes se shtatzënive nga gratë, të lejuara me ligj në vitin 95, brenda javës së 12, megjithëse numri i tyre ka ardhur në rënie të vazhdueshme.

“Një aspekt është i lidhur më tepër me moshën e re. Janë të papërgatitura për të qenë nëna. Arsyet e tjera lidhen me mundësitë ekonomike, pasi ideja e sjelljes në jetë të një fëmije megjithë përkushtimin dhe vëmendjen që do marrë ai, i gjen të papërgatitura. Një aspekt tjetër është gjithashtu dhe gruaja në karrierë”, thotë Besjona Kodra, mjeke Obstetër Gjinekologe.

Ermira Çausholli thotë se kur nuk mundësi ekonomike për të sjellë në jetë një fëmijë është një fatkeqësi që i kalon kufij e familjes, prek gjithë shoqërinë. Ajo sjell shembuj se si po stimulohen lindjet në vende të Evropës qendrore.

“Bota i ka rregulluar gjërat. Në Hungari, shteti për fëmijën e katërt të heq komplet taksat, detyrimet, tatimet për gjatë gjithë jetës. Ndërkohë këtu bëhen përpjekje, por nuk janë në harmoni, me një sërë masash apo më plane pilote, të cilat janë shumë të domosdoshme që gruas t’i japin vendin, peshën dhe dinjitetin e duhur”, thotë gazetarja Çausholli.

Zyrtarët thonë se janë hartuar disa politika që lidhen më nxitjen e punësimit të grave siç janë ndërmarrjet sociale, fuqizimi ekonomik i tyre, bonuset e qirave të shtëpive për çiftet e reja, apo dhe nisma e fundit për riaktivizimin e komitetit kombëtar të shëndetit riprodhues.

“Të gjitha këto politika synojnë stabilitet në lindshmëri duke pasur në fokus familjen e re dhe nënat e reja në mënyrë të veçantë”, thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në vitet 60 një grua në moshë riprodhuese kishte mesatarisht 6 fëmijë, më pas rënia vijoi me një trend linear. Në vitet 70 ra në 5.2 fëmijë për grua, në vitet 80 në 3.6 dhe në vitin 1990 në 3 fëmijë për një grua. sot është 1.37, pra nën kufirin 2.1 që është dhe niveli i nevojshëm për të ruajtur popullsinë. Rënia e lindshmërisë është një prej faktorëve kryesore të tkurrjes dhe plakjes së popullsisë në Shqipëri. Mjaft organizata janë aktivizuar në mbrojtje të gruas, por problemet vijojnë të jenë të thella dhe sfiduese si për shtetin ashtu dhe për shoqërinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result